Elbasan, gjeli i detit më i lirë, por më pak i shitur nga kriza e pandemisë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 14:05 | Aktualitet
Elbasan, gjeli i detit më i lirë, por më pak i shitur nga kriza e

Mbreti i tryezës në darkën festive të fundvitit, gjeli i detit, edhe këtë vit do të jetë një dhimbje koke më tepër për qytetarët e Elbasanit. Ndonëse çmimi për kilogram krahasuar me një vit më parë është disi më i lirë, sërish blerjet janë në nivele mjaft të ulëta, krahasuar me numrin e popullsisë së Elbasanit.

Janë vetë tregtarët e gjelave që e pohojnë këtë fakt. “Nuk ka shumë blerës, pazari është me 600 lekë kilja, por klientët kërkojnë me 4-5, sikur i kemi rritur falas”, thonë tregtarët që shesin në rrugë, për A2.

Ndërsa, qytetarët duket se do të joshen nga gjelat e therur të frigoriferit, edhe pse dëshirën e kanë që të blejnë një gjel të gjallë, por ekonomia duket se nuk ua lejon. “Do blejmë gjelat e frigoriferit, nuk kemi lekë”, thonë pensionistët që rrotullohen aty në kërkim të një çmimi të mirë.  

Por, shpirti i tregtarit duket se nuk dorëzohet, duke shpresuar deri në ditën e fundit për të shitur gjelat dhe për këtë ka si argument shpërblimin e pensionistëve.

“A i dha Edi Rama 5 mijë lekë të reja si shpërblim? Besoj se ditën e fundit do ta blejnë të gjithë”, thotë njëri prej tyre, me optimizëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos