Këlliçi tek inceneratori i Tiranës: Qytetarët paguajnë 70 mijë euro në ditë, SPAK të çojë në burg edhe Veliajn e Ramën

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 14:15 | Politikë
Këlliçi tek inceneratori i Tiranës: Qytetarët

Anëtari i Komisionit Hetimor për inceneratorët, Belind Këlliçi tha se ky koncesion është rasti më flagrant i korrupsionit në Shqipëri prej tre dekadash.

“Këtu landifll ka qenë, landfill është”, tha Këlliçi pas inspektimit në inceneratorin e Tiranës. “Deri në vitin 2017, paguheshin 11 milionë euro për pastrim, sot që flasim pastrohet me 24 milionë euro. Kjo do të thotë që çdo ditë, qytetarët e Tiranës paguajnë 70 mijë euro për të pastruar qytetin me dy eskavatorë”.

“Këtu pretendohet që përpunohen 700 tonë në ditë. Vjedhje më flagrante se kjo nuk ka pasur në këto 32 vite. Nëse SPAK do ta çojë deri në fund këtë aferë i ka të gjitha provat dhe dokumentet për të çuar në burg jo vetëm Lefter Kokën, për të vazhduar me Erion Veliajn dhe për ta mbyllur me Edi Ramën”, shtoi ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/11/erdhem-qe-erdhem-te-kapim-edhe-ndonje-kriminel-tabaku-sikurse-ne-fier-edhe-ne-tirane-nuk-ka-incenerator/

A2 CNN Livestream

Latest Videos