Presidenti Meta dekreton 3 ligje

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 11:31 | Politikë
Presidenti Meta dekreton 3 ligje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi tre ligje të qeverisë Rama, që lidhen me regjistrimin e pronave dhe ligjin për noterinë.

Ligjet e dekretuara

- Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”.

- Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”.

- Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë””.

“Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues. Forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin”, tha Presidenti në një njoftim për mediat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos