
Humbja e turpshme me rezultatin 8-2 ndaj Bayern Munchen ka tronditur shumë nga lojtarët protagonistë të kësaj disfate te Barcelona.
Në një deklaratë të shkurtër për shtyp, mbrojtësi Gerhard Pike shprehet se ekipi ka prekur fundit dhe se është i gatshëm të largohet për t’i hapur rrugë të rinjve.
“Klubi ka nevojë për ndryshime, e kemi prekur fundin. Nëse klubi ka nevojë të sjellë gjak të ri, unë jam i parë që pranoj të largohem Është një ndeshje e tmerrshme, është e turpshme.
Në Evropë nuk mund të paraqitemi kështu, nuk është as hera e parë që ndodh diçka e tillë, shpresoj të shërbejë për diçka”, u shpreh Pike. (A2 Televizion)