“Kemi të sëmurë me oksigjen”, banorët e Pojanit pa energji elektrike, protestojnë para OSHEE

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 11:15 | Aktualitet
“Kemi të sëmurë me oksigjen”, banorët e Pojanit

Në Pojan të Maliqit, dimri nuk ka ikur ende. Mes të ftohtit, banorët hasin edhe në një tjetër vështirësi, mungesa e energjisë elektrike.

Çdo mbrëmje pas orës 18:00 e deri në mesnatë, mbi 6 mijë banorë të kësaj njësie administrative mbeten pa drita.

Sipas banorëve, ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara. Vetëm pak ditë më parë, rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra.

Përpara zyrave të OSHEE-së, banorët protestuan për të gjetur një zgjidhje. Nga mungesa e energjisë elektrike, të vështirë e kanë pasur edhe të sëmurët kronikë që përdorin edhe aparate oksigjeni. Banorët thonë se kanë marrë vetëm përgjigje përcjellëse se linjat do të rregullohen, por sërish për çdo mbrëmje, 6 mijë qirinj ndizen në familjet e Pojanit për të ndriçuar ambientin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos