Targat, DASH: Marrëveshje Kosovë-Serbi, gjatë ditëve në vijim

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 11:46 | Kosova
Targat, DASH: Marrëveshje Kosovë-Serbi, gjatë ditëve në

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, u shpreh optimist që çështja e targave mes Kosovës e Serbisë do të zgjidhet brenda ditëve. Në një deklaratë për media ka thënë se do të mbështesin të dy vendet në arritjen e një marrëveshjeje, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë dialog të BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partnerë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë me shpresën se do ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, ka thënë ai.

“Mesazhi ynë për këtë ka qenë i vazhdueshëm. Ne e mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb, Vuçiç, dhe me kryeministrin e Kosovës, Kurtin, besoj se kjo ishte në fillim të këtij muaji, më 11 tetor. Ai nënvizoi mbështetjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos