Keqinformimi për Covid-19, Bino: Shtoi të pavaksinuarit, kritika dhe ndaj Akademisë së Shkencave

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 16:37 | Aktualitet
Keqinformimi për Covid-19, Bino: Shtoi të pavaksinuarit, kritika dhe

Numri më i lartë i infektimeve nga koronavirusi vijon të jetë në zonat që kanë nivelin më të ulët të vaksinimit.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik publikojnë hartën e mbulesës vaksinale në rang vendi, ku me të kuqe dallojnë qytetet për numrin më të lartë të të pavaksinurave.

Silva Bino shefja për sëmundjet infektive, në ISHP, thotë se Shqipëria e mesme, Tirana dhe bashkitë përreth kanë vaksinimin më të ulët për shkak të miteve të krijuara nga keqinformimi.

Gjatë një konference në Akademinë e Shkencave për infodeminë, Bino deklaroi se gratë shtatzënë janë kategoria më refuzuese ndaj vaksinës anti-Covid. Për ketë arsye vdekshmëria tek to është e lartë dhe veçanërisht abortet nga Covidi.

Për Silva Binon edhe vetë studimi i Akademisë së Shkencave një vit më parë për imunitetin e arritur në popullatën shqiptarë ndaj  COVid-19 ishte keqinformues.

Pandemia e koronavirusit është shoqëruar edhe nga informacione të pasakta që më së shumti kanë ardhur nga persona që nuk kanë lidhje me profesionin e mjekësisë.

https://a2news.com/2022/02/16/manastirliu-miratohet-kontrata-per-1-milion-vaksina-pfizer-po-planifikojme-25-qendra-shendetesore/

Sipas ekspertëve të shëndetësisë qytetarët duhet të dëgjojnë mjekët dhe sipas tyre vaksinimi është zgjidhja e vetme për të luftuar format e rënda dhe krijimin e mutacioneve të reja të Covid-19. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/14/vaksinimi-ndaj-covid-19-bie-ndjeshem-interesi-javen-e-fundit-shkak-edhe-zbutja-e-vales-omicron/

A2 CNN Livestream

Latest Videos