Ndryshon konsumi i bulmetit, më pak qumësht, gjalpë dhe djathë, preferohet gjiza dhe salca e kosit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 12:18 | Aktualitet

Reduktimi i sasisë së prodhuar të qumështit vendas i ka hapur rrugë importit. Vetëm vitin e kaluar hynë në Shqipëri rreth 24 mijë tonë qumësht, ndërsa konsumi te qytetarët ka rënë për shkak të çmimeve dhe pasigurisë ushqimore.

Sasia e prodhimit të qumështit në Shqipëri ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Reduktimi i mbarështimit të gjedhit dhe të imtave po ndikon edhe në prodhimin e përgjithshëm të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Kështu, qumështi ka rënë me 20 mijë tonë në vitin 2020 krahasuar me 2018 dhe 2019-ën. Rënie me afro 13.8% ka edhe prodhimi i djathit në vendin tonë, ndërsa gjalpi ra me 6%. Rritje të lehtë njeh vetëm gjiza dhe salca e kosit.

Konsumi i përditshëm i qumështit dhe bulmetit ndihet edhe në tavolinat e qytetarëve të ndikuar prej muajsh nga pasiguria ushqimore dhe çmimet që rriten.

https://a2news.com/2022/02/16/subvencionet-minimale-serbia-do-ta-sjelle-qumeshtin-te-paketuar-blegtoria-drejt-zhdukjes/

E ndërsa prodhimi në vend po bie, kompensimi po vjen përmes rritjes së importit nga vendet e Rajonit. Në 10 vitet e fundit sasia e qumështit është dyfishuar. Vitin e kaluar u importuan afro 24 mijë tonë qumësht me një vlerë gati 5.2 miliardë lekë. Kjo rritje pritet të vazhdojë duke pasur parasysh po bie numri i krerëve të gjedhit dhe të imtave, për pasojë dhe produktet që vijnë prej tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos