Kequshqyerja në shkolla, në Elbasan nxënësit blejnë nga hekurat e oborrit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 15:19 | Sociale
Kequshqyerja në shkolla, në Elbasan nxënësit blejnë nga

Pavarësisht thirrjeve të bëra nga drejtuesit e shkollave që nxënësit nuk duhet të kequshqehen me produkte të paketuara dhe që nuk mbartin vlerat e duhura ushqimore, në shkollat e arsimit parauniversitar të Elbasanit nxënësit në pushimin e gjatë blejnë nëpërmjet hekurave, apo duke dalë te kioskat pranë rrethimit të shkollave, ushqime të paketuara apo fast-food.

Të pyetur nga A2 CNN, vetë nxënësit nxjerrin një sërë arsyesh se përse blejnë jashtë ushqime të tilla. Disa tregojnë se kështu u vjen për mbarë, ndërsa të tjerë justifikohen se prindërit nuk kanë mundësi t’u japin ushqime me vete.

Lidhur me këtë situatë, i pyetur nga A2, Ermir Çela drejtor i Zyrës Vendore të Arsimit në Elbasan, shprehet se të gjitha shkollave iu dërgua një udhëzim nga Ministria e Arsimit, lidhur me ushqimet e pashëndetshme që nuk duhet të konsumojnë nxënësit. Ndërsa sa i takon largimit të ambulantëve nga dyert dhe rrethimet e shkollave, kjo kompetencë sipas Çelës i takon Policisë Bashkiake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos