
Ushqimet jo të shëndetshme janë më të preferuarat e fëmijëve. Patatinat, fast-food-et dhe produktet e gatshme konsumohen në mase prej tyre, veçanërisht gjatë kohës së qëndrimit në shkollë. Ky fenomen po gjen mbështetje edhe nga vetë prindërit.
Edhe pse më të paktë në numër, nuk mungojnë nxënësit dhe prindërit që orientohen nga ushqimet e shtëpisë.
Kequshqyerja konsiderohet një nga shkaktarët kryesorë të rritjes së sëmundshmërisë te fëmijët. Mesatarisht rreth 120 të vegjël i drejtohen çdo ditë mjekut të familjes për shqetësime që kanë lidhje me konsumimin e produkteve jo të shëndetshme. Por nga çfarë rrezikohet shëndeti i fëmijëve?
Nutricionistja Arlinda Garuci tregon se si duhet te jetë ushqimi i përditshëm i fëmijëve.
Ashtu si në mbarë botën edhe Shqipëria nuk po i shpëton rritjes së madhe të obezitetit dhe diabetit te fëmijët. Mjekët tërheqin vëmendjen ndaj prindërve për t’u orientuar nga ushqimet e gatuara dhe dietat e shëndetshme. (A2 Televizion)