Ushqimet e ndaluara për fëmijët në shkolla, Bombaj: “Luftën” e kemi me prindërit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 20:48 | Sociale
Ushqimet e ndaluara për fëmijët në shkolla, Bombaj:

Nutricionistja Blerina Bombaj përgëzoi nismën e institucioneve për të kufizuar përdorimin e një kategorie ushqimesh në shkollat shqiptare dhe u bëri thirrje personave përgjegjës për zbatimin e saj që të punojnë me prindërit e fëmijëve në mënyrë që kjo nismë të ketë sukses.

“Gabimet më të mëdha në ushqyerjen e fëmijëve janë ushqimet dhe pijet e gatshme. Plus edhe mungesa e aktivitetit fizik, që sot është shumë serioze. Fëmijët nuk harxhojnë më kohë duke vënë trupin në lëvizje, por janë gjatë gjithë kohës në një jetë sedetnare përpara ekraneve”, tha Bombaj e ftuar në emisionin Debat, nga Alba Alishani.

“Është një nismë shumë e mirë. Edhe nëse prindërit nuk janë gati. Prindi është elementi kryesor në zbatimin e kësaj nisme. Ose do të dështojë prej prindërve, ose do të funksionojë prej prindërve. Fëmijët janë më të përpunueshëm, adoleshentët janë pak më të vështirë. Por nëse ne bëjmë punën e duhur. Edhe në menynë e kopshteve hasëm pengesë nga prindërit prandaj duhet të punohet shumë”, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos