Kërcënimi nga Kievi: Mund të arrijmë deri në Kremlin

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 08:14 | Bota
Kërcënimi nga Kievi: Mund të arrijmë deri në Kremlin

Inteligjenca e Mbrojtjes në Ukrainë deklaroi së fundmi se Kremlini është brenda rrezes së armatimeve ajrore të ushtrisë ukrainase, për këtë arsye, Moska ka filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore.

Lajmi u bë me dije nga zëvendësshefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, Vadym Skibitskyi, gjatë një interviste për një televizion vendas.

Për herë të parë, Vadym Skibitskyi, indirekt, konfirmoi se Ukraina ka kryer sulme në territorin rus.

Sistemet e mbrojtjes ajrore në Moskë u instaluan pas sulmit në aeroportin ushtarak rus Engels "dhe kjo nënkupton që nëse arrijmë në Engels, do të arrijmë në Kremlin", tha Skibitskyi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos