Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dërguan një bombardues strategjik B-52 dhe disa avionë luftarakë F-22 në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake me forcat aleate, në shfaqjen e fundit të forcës kundër Koresë së Veriut.
Pjesëmarrja e avionëve ‘stealth’ të gjeneratës së pestë F-22 Raptor, aktualisht me bazë në Okinawa të Japonisë, ishte e para e tyre që nga maji 2018, kur aleatët organizuan stërvitje të përbashkëta në Korenë e Jugut.














Stërvitjet e përbashkëta vjen disa orë pasi Koreja e Veriut lëshoi deklarata që dënonte ngritjen e një baze ushtarake japoneze, duke e quajtur atë të rrezikshme dhe duke premtuar kundërpërgjigje, ndërsa paralajmëroi gjithashtu testimi e një tjetër rakete balistike ndërkontinentale.
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi në brigjet e saj lindore të duke e quajtur atë një provë të rëndësishme për zhvillimin e një sateliti zbulimi që shpreson ta përfundojë deri në prill. (A2 Televizion)