
Franca ka vendosur të shtojë sigurinë në kufijtë e saj pas disa sulmeve terroriste në Nice dhe Lyon.
Presidenti Macron përmes një deklarate për mediat njoftoi dyfishim të personelit ushtarak të mobilizuar për të siguruar kontrollin e kufijve.
“Për shkak të rritjes së kërcënimeve kemi vendosur të dyfishojmë personelin e sigurisë në kufij. 4800 policë, xhandarë dhe ushtarakë do të mobilizohen për këtë mision kundër emigracionit të paligjshëm”, shpjegoi Macron. (A2 Televizion)