“Shihemi, tradhtar i racës”. Ky postimi i një 19 vjeçari anglez në Facebook, akoma më i frikshëm nga fotografia ku paraqitet një pistoletë në tëmthin e princit Harry. Akoma më problematik nga postimet e tjera të të riut dhe shokëve të tij, pjesë e një grupi neonazist, Sonnekrieg.
Por fanatizmi racist do t’i kushtojë shtrenjtë Michal Szewchuk, që për këtë gjest të shëmtuar u dënua me 4 vjet dhe tre muaj burg.

Szewchuk akuzonte për tradhti princin e kurorës britanike për martesën me një grua afroamerikane, që sipas tij rrezikonte gjakun “arian” anglez.

Për ironi të fatit, Michal dhe shoku i tij Oskar Dunn-Koczorowski, edhe ai i dënuar me 13 muaj heqje lirie, edhe pse të lindur në Leeds, në fakt nuk kanë gjak anglez por polak.
Gjithmonë e më shpesh në Britani, dhe jo vetëm, brezat e dytë të emigrantëve të vendeve lindore iu bashkohen grupeve të ekstremit të djathtë racist, ndoshta duke menduar se mund të integrohen më shpejt në shoqëri.

Sipas Gjykatës, pamjet e shpërndara jo vetëm që janë të papranueshme, por “inkurajon terrorizmin”.
Dhe në fakt, në shumë postime të tyre shpërndaheshin edhe fjalët e Anders Breivik, terroristit që në 2011 masakroi 77 persona në Oslo. (A2 Televizion)