
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore në pritjen shtetërore të organizuar për presidentit e ri ukrainas, Zelensky.
Ndërsa pozonte për foton e rastit me liderin ukrainas, kancelarja Merkel është filmuar duke u dridhur në një mënyre të pazakontë. Shkak për këtë mendohet të ketë qenë dehidratimi dhe temperaturat e larta në Berlin që shënonin mbi 30° Celsius.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Merkel iu përgjigj dhe interesit të gazetarëve të cilët e pyetën të shqetësuar për shëndetin e saj.
“Jam shumë mirë, piva të paktën 3 gota me ujë”, deklaroi kancelarja gjermane për gazetarët. (A2 Televizion)