Kërcënonin me sulme, policia italiane operacion ndaj lëvizjes “no vax”

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 08:23 | Bota
Kërcënonin me sulme, policia italiane operacion ndaj lëvizjes

Policia italiane organizoi një operacion të gjerë në disa qytete italiane dhe zhvilloi kontrolle në shumë ambiente që i përkisnin lëvizjes që kundërshton vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave, grupi dyshohet se kishte kërcënuar me sulme dhe dhunë në një “chat” në Telegram, gjatë protestave kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Hetimet janë koordinuar nga prokuroria e Milanos dhe u zbatuan nga “Digos” dhe policia.

Kontrolle të imtësishme ka pasur në Milano, Bergamo, Roma, Venezia, Padova e Reggio Emilia ku janë sekuestruar kompjuterë, celularë dhe tableta. (A2 Televizion)

https://twitter.com/poliziadistato/status/1435833329773854720

A2 CNN Livestream

Latest Videos