Mediat amerikane: Biden do të kërkojë një samit botëror kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 08:10 | Bota
Mediat amerikane: Biden do të kërkojë një samit botëror

Presidenti amerikan, Joe Biden, mendon të thërrasë një samit global për t'iu përgjigjur krizës Covid dhe për të shtuar furnizimet me vaksina për vendet në zhvillim.

Sipas asaj që raporton “Washington Post”, samiti mund të mbahet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së.

Temat kryesore në agjendë mund të jenë koordinimin mes udhëheqësve botërorë për të trajtuar krizën shëndetësore dhe pabarazitë, përfshirë dhe ato për vaksinat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos