Inceneratori i Fierit, gjykata rrëzon disa akuza për Bllakon dhe Dervishajn, çështja shkon për gjykim

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 11:42 | Kronikë
Inceneratori i Fierit, gjykata rrëzon disa akuza për Bllakon dhe

Ka nisur seanca për shpalljen e vendimit për inceneratorin e Fierit. Sipas burimeve për A2 CNN, Alqi Bllako nuk konsiderohet zyrtar i lartë, por funksionar publik. Ndaj, gjykata ka kërkuar nga Prokuroria saktësim akuzash e për këtë arsye, pasi janë njohur me akuzat përkatëse, avokatët e të pandehurve kanë kërkuar kohë.

Mësohet se, kanë rënë akuzat për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre” për Arben Dervishajn, i cili do të akuzohet vetëm për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Ndërsa Alqi Bllako nuk do akuzohet për "korrupsion të zyrtarëve të lartë", por për "korrupsion të funksionarëve publikë".

Por ndërkohë që për çështjen e inceneratorit të Fierit, Bllako akuzohet tashmë për veprën penale  “korrupsion i funksionarëve publikë”, në çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku gjithashtu është i pandehur, akuza mbetet “korrupsion i zyrtarëve të lartë”.

Ndërkohë, pasi trupa gjykuese u tërhoq për vendim, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, por edhe të pandehurve të tjerë.

Sipas burimeve për A2CNN, çështja është pushuar për Enver Sheshin, i cili vdiq gjatë hetimeve dhe për Robert Shabanin, i cili ishte i gjykuar më herët për të njëjtin fakt penal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/05/inceneratori-i-fierit-publikohen-akuzat-per-koken-dhe-bllakon/
https://a2news.com/2022/12/20/inceneratori-i-fierit-spak-con-ne-gjykate-dosjen-per-lefter-koken-dhe-alqi-bllakon/
https://a2news.com/2023/02/21/inceneratori-i-elbasanit-gjykata-e-posacme-kalon-per-gjykim-lefter-koken-e-alqi-bllakon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos