Kërkesë e SHBA për t’u distancuar nga Berisha? Meta pas takimit me ambasadoren: Nuk ndajmë të njëjtat qëndrime

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 12:08 | Politikë
Kërkesë e SHBA për t’u distancuar nga Berisha? Meta pas

I pyetur nëse në takimin me ambasadoren amerikanë ne vendin tonë, ai i është kërkuar një distancim nga Sali Berisha për shkak të shpalljes non grata nga DASH, kreu i PL-së Ilir Meta tha se me Yuri Kim nuk ndan të njëjtat qëndrime për shkak edhe të pozicioneve të tyre, por theksoi se  Amerika e ka treguar që respekton vullnetin e popullit.  

“Kemi pasur një bisedë shumë të hapur dhe bashkëpunuese dhe vetë sa është shprehur ambasadorja, nuk ndajmë të njëjtët vlerësime për çdo gjë dhe kjo është normale, duke pasur parasysh pozicionet  e ndryshme. Dhe ajo që është më e rëndësishme sa i takon marrëdhënieve dhe partneritet strategjik dhe me SHBA, bashkëpunimi është i shkëlqyer në fushën e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe solidaritetit më Ukrainën dhe aleancën tonë ku jemi pjesë; e NATO-s e BE dhe gjithçka tjetër, për sa i takon çështjeve të brendshme, ata respektojnë zgjedhjet dhe vendimet e çdo force politike të qytetarëve shqiptarë dhe në këtë drejtim do të respektojnë çdo vendim të hapur e demokratik që ndërmerr Partia e Lirisë. Në çdo rast marrëdhëniet e mia dhe PL me SHBA nuk cenohen, përkundrazi, dhe mos harroni që Amerika është vend i lirisë dhe liria do të thotë që në finale mbizotëron vullneti i popullit dhe Amerika e ka treguar që respekton vullnetin e popullit”.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos