Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet 45-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 09:28 | Kronikë
Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet 45-vjeçari në

Një 45-vjeçar nga Fieri është arrestuar sot nga shërbimet e FAST Albania në bashkëpunim me forcat e rendit lokal dhe Interpolin, pasi gjendej në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi me inicialet A.K. kërkohej nga Gjykata e Madridit në Spanjë, pasi është dënuar në prillin e kaluar si pjesëtar i një grupi kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

I kërkuari u arrestua në lagjen “Bishanak” të qytetit dhe tashmë pret ekstradimin në vendin e Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos