
Një 66-vjeçar nga Kosova që kërkohej në republikën Çeke për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar sot në Kukës, në hyrje të kalimit kufitar të Morinës.
Bëhet fjalë për Tush Palin, i dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve", parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë.
I arrestuari është arrestuar provizorisht në pritje të ekstradimit në shtetin e Çekisë. (A2 Televizion)