Kërkohej prej tre ditësh, e moshuara e vetmuar gjendet e mbytur në liqenin e Prespës

Nga A2 CNN
2 Janar 2023, 10:24 | Kronikë

Një e moshuar, e cila kërkohej prej disa ditësh, është gjetur e pajetë, teksa është konstatuar nga policia e mbytur në liqen.

Mësohet se, e moshuara 80-vjeçare, Selfie Shena, u gjet e pajetë në liqenin e Prespës mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë.

Në vendin e ngjarjes po shkojnë ekspertët, të cilët do të zbardhin rrethanat, ndërsa pas nxjerrjes trupi do t'i nënshtrohet autopsisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos