
Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë "arrest në burg" avokatit Lavdosh Shehu. Ai akuzohet për "ushtrim ndikimi të paligjshëm" ndaj personave që ushtrojne funksione publike.
Sipas SPAK, Shehu kishte kërkuar 12 mijë euro nga familja e Fatos Hysenit, i dënuar me burg në Itali, për sjelljen e tij në Shqipëri.
Avokati Lavdosh Shehu u arrestua 3 ditë më parë pasi dyshohet se ka kërkuar një shumë prej 12 000 eurosh nga familjarët e Fatos Hysenit për të ndikuar te funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimi. (A2 Televizion)