Kërkoi favore seksuale, gjykatësi dënohet me 3 vite burgim

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 11:03 | Kronikë
Kërkoi favore seksuale, gjykatësi dënohet me 3 vite burgim

Roland Hysi, gjykatësi i Gjykatës së Fierit, u shpall fajtor për korrupsion duke kërkuar favore seksuale nga një qytetare. Ai u dënua me 4,5 vite burgim nga Gjykata, por për shkak se çështja po trajtohej me gjykim të shkurtuar, ai do të kryejë 3 vite burgim.

Prokuroria për Krimet e Rënda kishte kërkuar 4 vite burgim për Hysin, i cili u denoncua përmes video-përgjimeve në një program investigativ televiziv në janar të këtij viti. Prokuroria argumentoi në seancën e pretencës se ishte provuar se Hysi i kishte marrë 500 euro një qytetareje, ndërsa i kishte kërkuar edhe favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor në interes të një pale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos