Kërkoi ta nxirrte me forcë nga shtëpia, vëllai vret vëllanë me katër plumba

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 18:08 | Bota
Kërkoi ta nxirrte me forcë nga shtëpia, vëllai vret

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Adana, ku Hasan Akgül vrau me 4 plumba gjatë një debati mes tyre, vëllain e tij të madh, Ahmet Akgül, i cili donte ta nxirrte autorin nga banesa ku jetonin.

Pasi vëllai i kërkoi që ta linte banesën ku jetonin, pasi donte që të zhvendosej aty me familjen e tij, Akgül, u zemërua dhe filloi të godiste muret e shtëpisë me një vare. Më pas ai u largua për t’u rikthyer vetëm pak çaste më vonë ku kanë debatuar sërish.

Hasan Akgul i tha vëllait të tij: "Çfarë do nga ne? Pse të të japim shtëpinë ku jetojmë? Nuk mund të jetojmë askund tjetër".

Por, në përleshje e sipër, Hasan Akgül ka qëlluar katër herë me pistoletë drejt vëllait të tij, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Menjëherë policia bëri të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit, ndërsa nisën hetimet përkatëse për ngjarjen. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/01/babai-vret-vajzen-dhe-dhendrin-me-plumb-ne-koke-i-braktis-ne-pyll-dhe-largohet-me-shpejtesi/
https://a2news.com/2023/03/02/shkova-te-sqarohem-me-krushkun-por-me-peshtyu-vjehrri-vret-me-thike-ne-zemer-dhendrin/
https://a2news.com/2023/03/06/thuaj-qe-e-qellove-ti-se-denohesh-pak-se-je-e-vogel-babai-turk-vret-te-riun-per-muziken-e-larte-krimin-ia-le-vajzes-se-mitur/
https://a2news.com/2023/03/23/babai-me-probleme-mendore-vret-dy-djemte-10-dhe-13-vjec-e-shkon-ne-polici-i-dergova-ne-parajse/

A2 CNN Livestream

Latest Videos