
Ministria e mbrojtjes në Moskë pretendon se droni i Ukrainës është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse në qytezën e Kirejevsk, rreth 400 km larg kufirit me Ukrainën.
Media shtetërore raportoi se të paktën 3 persona u plagosën në shpërthimin që pasoi rrëzimin e dronit. Në të kaluarën, Ukraina i ka mohuar pretendimet për sulme me dronë ndaj shënjestrave civile ndërsa ende nuk ka komentuar lidhur me incidentin e fundit.
Moska bëri të ditur se droni, që mendohet të jetë I llojit Tu-141 i mbushur me eksplozivë, ishte rrëzuar në orën 15 e 20 minuta, duke shkaktuar një krater të madh në zemër të qytezës Kirejevks.
Disa apartamente thuhet të jenë dëmtuar, po nuk ka pasur lëndime serioze. (A2 Televizion)