
Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton sot kërkesat për lirim nga qelia të gjyqtares së pezulluar të Krujës, Enkeleda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku kryesekretares Manuela Mallkuçi dhe 7 personave të tjerë të akuzuar për "korrupsion".
Të dyshuarit kanë kundërshtuar masën "arrest në burg" caktuar në shkallën e parë. Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet edhe ankimi i mjekut Edvin Prifti. (A2 Televizion)