Këshillat bashkiakë, Kolegji shqyrton kërkesat e PS për shpërndarjen e mandateve

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 14:15 | Aktualitet
Këshillat bashkiakë, Kolegji shqyrton kërkesat e PS për

Kolegji Zgjedhor mori sot në shqyrtim kërkesat e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë në 13 bashki të vendit.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Kolegji pranoi kërkesën e kësaj partie për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve në shtatë bashki të tjera.

Socialistët iu drejtuan Kolegjit pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi në shpërndarjen e mandateve.

Ligji kërkon që tabelat e këshillave bashkiakë të votohen me 5 vota, por vota kundër e Klement Zgurit, duke e lënë rezultatin 4 me 1, e bëri të pamundur procesin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos