
Këshilli i Ministrave ka miratuar dhënien e një ndihme financiare prej 50 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë një ditë më parë në Lezhë, Saimir Hoxha gjatë kryerjes së detyrës së tij për kontrollin e territorit për bimë narkotike.
Sipas vendimit i cili është miratuar sot nga qeveria, ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Ditën e sotme ministri Çuçi bëri me dije se familja do të përfitojë një pension të rregullt së bashku me fëmijët. Ndërsa pas fillimit të universitetit ata do të përfitojnë 170% të pagës së të atit.
“Fëmijët do të trajtohen në përkujdesje të Republikës. Ata do të marrin trajtim gjatë gjithë jetës së tyre, deri në 18 vjeç, dhe nëse vazhdojnë shkollën e lartë, deri 25 vjeç. Të dy djemtë, do të marrin një pagë prej 170% të pagës që ka pasur Saimir Hoxha, jo vetëm kaq, por do të marrin dhe trajtim falas shëndetësor dhe gjithë përfitimet që vijnë nga statusi i Dëshmor të Atdheut. Familjarëve dhe fëmijëve do t’u mungojë babai, por jo përkujdesja ndaj shtetit dhe shoqërisë për të cilën Saimir Hoxha dha jetën”, u shpreh Çuçi. (A2 Televizion)