Këshilltari i Presidentit: Brenda të mërkurës mund të kemi 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 10:24 | Politikë
Këshilltari i Presidentit: Brenda të mërkurës mund të

Bledar Dervishi, këshilltar i Presidentit për çështjet ligjore, tha se procedura e përzgjedhjes së kandidateve është e përcaktuar qartë në Kushtetutë. “Kjo procedurë duhet ndjekur. Presidenti nuk u shpreh përpara sepse nëse Presidenti do ta kishte shkelur Kushtetutën, ekzistonte mundësia që shumica ta akuzonte Presidentin se shkeli Kushtetutën dhe i prishi rendin për të zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese”, tha Dervishi, i ftuar në Ditarin e orës 9:00, në A2.

Dervishi tha se ka beson që Kuvendi do të zgjedhë anëtarin e dytë brenda ditës së sotme. “Më pas, Presidentit do të votojë brenda 24 orëve anëtarin e tretë dhe Kuvendi ka prapë kohë të mërkurën të zgjedhë të katërtin. Dhe kështu do të kemi katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese”, tha Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos