






Sot është Dita Botërore e Kafshëve të Egra, një ditë kjo kur mund të festojmë për diversitetin e jashtëzakonshëm të planetit në të cilin jetojmë. Po ashtu, kjo është edhe një ditë për të reflektuar se sa po bëjmë për mbrojtjen e tij.
Tre marsi u zgjodh për këtë ditë sepse është data e krijimit të CITES, Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër, nënshkruar në vitin 1973. Ai traktat prej 50 vitesh ka ndihmuar në mbrojtjen e mijëra bimëve dhe kafshëve.
“Në Ditën Botërore të Kafshëve të Egra, ne reflektojmë mbi përgjegjësinë tonë për të mbrojtur diversitetin e mrekullueshëm të jetës në planetin tonë. Dhe pranojmë edhe dështimin tonë, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Në këtë ditë është bërë publike edhe lista e specieve në zhdukje në Europë. Në foto-galerinë më sipër gjeni disa prej specieve shtazore dhe bimore që rrezikojnë të zhduken në vendet tona fqinje. (A2 Televizion)