Shteti kolumbian ka marrë vendimin që të dërgojë në Meksikë dhe Indi 70 hipopotamë që i përkasin baronit të drogës, Pablo Escobar.
Në deklaratën e tij, Guvernatori i Rajonit Antioquia, Anibal Gaviria, theksoi se ata janë miqësorë me kafshët.
Ai tha se vendimi erdhi për shkak se hipopotamët kanë nevojë për habitatet e tyre të mbrojtura natyrore në Meksikë dhe Indi.
Gaviria deklaroi se priten disa dokumente nga autoritetet e bujqësisë dhe blegtorisë kolumbiane për transportin e hipopotameve, ndërsa vlerësohet se transporti do të kushtojë rreth 1 milion dollarë. (A2 Televizion)



