All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kievi: Kemi vrarë mbi 16 mijë ushtarë rusë, Rusia bombardon një tjetër depo armatimi

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 10:44 | Bota
Kievi: Kemi vrarë mbi 16 mijë ushtarë rusë, Rusia bombardon
All - Paragraf - 1

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë një tjetër bilanc të luftimeve në vend dhe ka arritur në rezultatin se 16600 rusë janë vrarë që nga nisja e pushtimit me 24 shkurt.

Lajmi u publikua dhe nga mediat vendase, të cilat gjithashtu citojnë dhe palën ruse që mohon këto shifra të mëdha fatalitetesh, duke thënë se ushtarët e vrarë gjatë “operacionit special” në Ukrainë janë vetëm 1351.

All - Paragraf - 3

Gjatë ditës së fundit, Ministria ukrainase e Mbrojtjes deklaroi se ushtria ruse ka përdorur bomba thërrmuese në zonën rezidenciale të Krasnohorivka, ndërkohë që një depozitë armësh pranë Kievit u bombardua nga Deti i Zi.

Rusia nga ana e saj njofton se gjatë 24 orëve të fundit, sistemi kundërajror ka asgjësuar 18 dronë ukrainas në Nova Basan, Pisky, Boryspil, Snovsk, Vyshneve, Koryukivka dhe Petrivskyi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos