Kim Jong-un ndërhyn në “Luftën e ftohtë” mes Kinës dhe SHBA-së

Nga A2 CNN
3 Gusht 2022, 09:51 | Bota
Kim Jong-un ndërhyn në “Luftën e ftohtë” mes

Nancy Pelosi mbërriti në Tajvan, në një vizitë që nuk i ka pëlqyer aspak jo vetëm Kinës, por edhe Koresë së Veriut, që e sheh këtë ngjarje si një provokim.

Pekini organizoi stërvitje dhe manovra ushtarake rreth Tajvanit, si nga deti, ashtu edhe nga ajri. Ato do të kryhen në ngushticën e Formosës, do të ketë prova raketore dhe hapësira ajrore e provincës Fujian (më e afërta me Tajvanin nga kontinenti), është lënë e hapur ekskluzivisht për përdorim nga ushtria.

https://a2news.com/2022/08/02/pelosi-refuzon-kercenimet-e-kines-viziton-tajvani-pekinin-provokim-i-rende/

Koreja e Veriut deklaroi se “Tajvani është një pjesë e pandashme e Kinës dhe se çdo problem i lidhur me të duhet të trajtohet si një çështje e brendshme e Pekinit”. Duke treguar më tej mbështetjen për Kinën, Koreja e Veriut theksoi se “mbështet plotësisht qeverinë e Kinës dhe të drejtën e saj për të mbrojtur sovranitetin e saj kombëtar dhe integritetin territorial”.

“Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të penguar forcimin e Kinës dhe përmbushjen e kauzës së bashkimit do të dështojnë”, përfundoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, së fundmi mbrojti miqësinë midis Phenianit dhe Pekinit, një marrëdhënie që ai ka thënë se është “e vulosur në gjak” dhe do të vazhdojë të zhvillohet në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos