
Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka postuar në rrjetet sociale një foto me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ku thekson se “bashkëpunimi midis SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”.
"Shumë sfida përpara nesh, zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, rruga e Shqipërisë për në BE, por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë biem dakord se bashkëpunimi midis SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”, lexohet në postimin e Yuri Kim. (A2 Televizion)