
Militantët e Shtetit Islamik i frikësohet si gjithë të tjerët koronavirusit dhe në një artikull të publikuar në të përjavshmen “Al Naba” tregojnë “mënyrat fetare” se si të mbrohemi nga virusi.
Në shkrim flitet në mënyrë të përgjithshme rreth epidemisë, por këshillat e ISIS nuk janë shumë të ndryshme nga ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “të lajmë sa më shpesh duart, të rrimë larg njerëzve të sëmurë dhe të evitojmë udhëtimet nga zonat e goditura nga Covid-19”.
Mes këshillave të Shtetit Islamik është dhe besimi tek Allahu dhe lutja që ai t’i mbrojë. (A2 Televizion)