
Pas shtrimit në spital, një tjetër ndalim për Mbretëreshën Elizabetë. Asaj iu desh të ndiqte rekomandimet e mjekëve dhe të hiqte dorë nga shëtitjet e përditshme në kopshtet e Windsor me qentë e saj të dashur, tre korgi.
Anëtarët e stafit mbretëror do të kujdesen për kafshët shtëpiake të Madhërisë së Saj, sipas tabloidit britanik Daily Mail. Sipas burimeve, brenda Pallatit Buckingham, Mbretëresha duket se është në humor të mirë dhe e zënë me detyra të lehta.
Periudha e pushimit në Kështjellën Windsor do të ndikojë gjithashtu në pjesëmarrjen e Mbretëreshës në Cop26, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e planifikuar në Glasgow nga 31 tetori deri më 12 nëntor të këtij viti. Elizabeta e Anglisë nuk do të mund të marrë pjesë për shkak të rekomandimeve të mjekëve.
Tani e tutje, mbretëresha do të marrë pjesë në evente zyrtare gjithmonë e shoqëruar nga një anëtar tjetër i familjes mbretërore, në mënyrë që të anulojë me kohë prezencën e saj në rast nevoje apo për arsye shëndetësore. (A2 Televizion)