Gjykata holandeze vendos pro Ukrainës: T’i kthehet thesari i artë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 19:32 | Bota
Gjykata holandeze vendos pro Ukrainës: T’i kthehet thesari i

Një gjykatë Apeli në Holandë dha një vendim në favor të Ukrainës në lidhje me mosmarrëveshjen mbi pronësinë e një koleksioni histori ari që nisi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Mosmarrëveshja ligjore nisi në vitin 2014 kur katër muzetë e Krimesë u përpoqën të detyronin muzeun “Allard Pierson” në Amsterdam të kthente arin.

Ukraina pretendon se këto thesare, të cilat tani mbahen në ruajtje, janë pronë shtetërore.

Muzetë, të mbështetur nga Rusia, ende mund ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë, kështu që ka pak mundësi që koleksioni “Scythian Gold” të zhvendoset ende.

Muzeu “Allard Pierson” reagoi menjëherë duke thënë se ishte i kënaqur me arritjen e vendimit dhe se është ndërmarrë një hap tjetër drejt përfundimit eventual të kësaj çështjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos