Kina mund të dërgojë armë në Rusi, Biden takohet sot me Scholz

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 09:37 | Bota
Kina mund të dërgojë armë në Rusi, Biden takohet sot me

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet sot me homologun e tij gjerman, Olaf Scholz, në Uashington. Temë e bisedës mes dy liderëve raportohet të jenë shqetësimet e ngritura rreth marrëdhënies Kinë-Rusi.

Më konkretisht, Perëndimin aktualisht e shqetëson mundësia që Kina mund të furnizojë me armë Rusinë. Nëse kjo do të ndodhte, mund të ndryshonte në mënyrë dramatike edhe trajektorja e luftës.

Kina është partneri më i madh i tregtisë për Gjermaninë, dhe vendet europiane kryesisht janë treguar më të kujdesshme me gjuhën ndaj Pekinit.

Në një fjalim të mbajtur në parlamentin gjerman, ditën e djeshme, kancelari Scholz i bëri thirrje Kinës që të përdorte influencën që ka në Moskë për mirë dhe jo t’i dërgonte agresorit armë.

Nga ana tjetër, Gjermania dhe SHBA-ja ka punuar ngushtë që të furnizojnë Ukrainën me ndihmë ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos