Pa ushqim dhe pa ujë, qeni shpëtohet pas 23 ditësh nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 23:12 | Bota

Një qen “husky” është shpëtuar pas 23 ditësh i bllokuar në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e një ndërtese dykatëshe në Antakya në provincën e Hatay qenin, i cili arriti të mbijetonte pa ushqim dhe pa ujë. Gjëja e parë që bëri “husky” pasi u shpëtua, lëpiu me gëzim fytyrën e personit që e shpëtoi. Edhe pse kishte humbur peshë, qeni ishte në gjendje të mirë.

Deri tani janë konfirmuar më shumë se 51 mijë viktima nga tërmetet e fuqishme që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/01/miku-me-i-mire-i-njeriut-e-tregoi-edhe-nje-here-veten-banorja-tregon-sesi-qeni-i-shpetoi-jeten-nga-termeti-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos