Brenda hapësirës sekrete të piramidës së Gizës, shkencëtarët “futen” për herë të parë

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 21:53 | Bota

Shkencëtarët kanë arritur të kenë pamje për herë të parë nga një hapësirë sekrete në piramidën e Madhe të Gizës në Egjipt, e ndërtuar rreth 4500 vjet më parë. Video të marra nga një endoskop tregojnë pamjen e brendshme të hapësirës rreth 9 metra të gjatë dhe 2,1 metra të gjerë.

Shkencëtarët janë shprehur se ajo mund të jetë krijuar për të shpërndarë peshën e piramidës rreth hyrjes. Kjo hapësirë është zbuluar për herë të parë në vitin 2016 ku u përdor një teknikë imazherike e quajtur muografi.

Pamjet e publikuan për herë të parë në një konferencë të mbajtur këtë të enjte pranë piramidës. Aty dukej një korridor i zbrazur me mure prej blloqesh guri të gdhendur dhe një tavan guri i harkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos