
Alarmi ka shpërthyer sërish në Kinë këtë të premte pasi 228 persona të infektuar me koronavirus hynë në vend, duke detyruar autoritetet për të forcuar kontrollet për udhëtarët dhe protokollet shëndetësore
Për te dytën ditë radhazi, Kina nuk regjistroi asnjë rast të ri të prekur nga koronavirusi. Por të dhënat e reja të bëjnë autoritetet të druhen nga një valë e dytë infektimi, pak ditë pasi epidemia u vu në kontroll, sepse shumë studentë janë duke u kthyer nga Europa dhe Amerika e Veriut, të cilat tashmë mund të konsiderohen si vatrat e reja të Covid-19.
“Numri i rastëve të importuara në Kinë ka pësuar një rritje të mëtejshme, kështu që edhe presioni për të rritur gatishmërinë është shtuar”, u shpreh një zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit. (A2 Televizion)