Masa më të forta kundër koronavirusit në Itali, nuk lejohet as dalja në parqe

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 16:25 | Bota
Masa më të forta kundër koronavirusit në Itali, nuk lejohet

Shumë rajone në Itali po përballen me kohë të vështira për shkak të koronavirusit dhe duke qenë se me kalimin e ditëve shifrat janë ende shqetësuese kanë vendosur të ndërmarrin masa të tjera shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Në Emiglia Romagna, së fundmi autoritetet vendosën të ndalojnë dhe daljet e qytetarëve në parqe për të bërë vrap, apo xhiro me biçikleta.

“Në tashmë kemi shumë të vdekur. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më që njerëzit të kuptonë tragjedinë me të cilën po përballemi”, deklaroi kreu i ekipit të reagimit ndaj koronavirusit, Sergio Venturi.

Në zonën e Lombardisë, që konsiderohet dhe epiqendra e epidemisë, do të dislokohen mbi 100 ushtarë për të ndihmuar forcat e policisë që të detyrojmë qytetarët të mos dalin dhe të qëndrojnë në banesat e tyre.

“Për fat të keq ne nuk po shohim ende një përmirësim të shifrave të cilat vijojnë të rriten”, tha në një konferencë për shtyp guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana.

Me rajoneve që vendosi të ndalojë ecjet në park apo xhirot me biçikleta është dhe ai i Venetos, në veri të Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos