
Numri i rasteve të reja me koronavirus në Gjermani u rrit me 2958 në 24 orët e fundit, duke shkuar në një total prej 13 957, njoftoi Instituti “Robert Koch”, agjencia federale e shëndetit publik.
Deri tani janë regjistruar 31 vdekje për shkak të Covid-19, 11 vetëm në 24 orët e fundit. “Presim të ketë humbje të tjera jetësh në javët e ardhshme, edhe këtu në Gjermani”, tha shefi i institutit, Lothar Wieler, në një konferencë për mediat në Berlin.
“Më shumë njerëz do të infektohen, më shumë do të shtrohen në urgjencë dhe më shumë të tjerë do të kenë nevojë për respiratorë, prandaj duhet të kemi frikë se nuk do të kemi pajisje mjaftueshëm”, tha ai, duke theksuar se ky ishte vetëm fillimi i përhapjes së koronavirusit në Gjermani. (A2 Televizion)