Mbi 1 mijë të vdekur në Spanjë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 12:41 | Bota
Mbi 1 mijë të vdekur në Spanjë nga koronavirusi

Jo vetëm në Itali, situata paraqitet dramatike nga koronavirusi edhe në Spanjë, duke marrë përmasa të jashtëzakonshme, pasi tashmë numri i viktimave ka kaluar shifrën 1 mijë.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës publikoi shifrat e reja këtë të premte, duke regjistruar 19,980 të infektuar, me 1002 persona të vdekur, nga të cilët 174 vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Fernando Simón, drejtor i Qendrës së Koordinimit të Emergjencave Shëndetësore të Ministrisë, është shprehur se ekziston frika që numri i personave të prekur të jetë shumë më i lartë se shifrat e konfirmuara deri tani.

Në të gjithë botën, aktualisht janë regjistruar mbi 10 mijë viktima, ndërsa situata më alarmante mbetet në Italinë fqinje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos