Kina prezanton vaksinën e përgatitur me shkencëtarët rusë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 23:50 | Bota
Kina prezanton vaksinën e përgatitur me shkencëtarët

Një tjetër vaksinë është prezantuar së fundmi kundër pandemisë së koronavirusit dhe ajo është përgatitur nga shkencëtarët rusë dhe kinezë.

Lajmi u dha për Interfax nga ambasadori kinez në Moskë, Zhang Hanhui, pa dhënë më shumë detaje për vaksinën dhe as për emrin e saj.

“Puna kërkimore është realizuar në Shën Petërburg dhe u përfundua me sukses. Tani presim që vaksina të miratohet nga autoritetet ruse për përdorim”, u shpreh ambasadori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos