
A2 CNN ishte në qytetin e Prizrenit, aty ku jehon një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike mbi filmin dokumentar dhe atë me metrazh të shkurtër. “Dokufest” ka më shumë se 20 vite rrugëtim dhe në këtë prezantim të tij në Prizren, do të sjellë më shumë se 200 filma.
“Mbërrita këtu dhe e zbulova dokufestin vetëm një javë më parë. Kam qenë disa herë nëShqipëri, por asnjëherë në Kosovë. Me anë të disa miqve të mi mora vesh që nëfundjavë niste Dokufest dhe se duhet të provoja të njihja edhe shqiptarët etjerë, në Kosovë. Erdha dhe ndihem kaq mirë që e kam bërë këtë udhëtim. Pashë programin e filmave dhe zgjodha të vij në kala për të parë një film mbi eksodet, mbipopullsinë që detyrohet të lëvizë. Unë jam palestinez dhe e gjeta veten në këtëfilm, ashtu sikurse edhe një pjesë e shqiptarëve të Kosovës që dikur kanë lëvizurnga trojet e tyre. Kemi kaq shumë të përbashkëta ndonjëherë dhe kam mbledhur aqmbresa të mira sa mendoj që ashtu sikurse jam kthyer disa herë në Shqipëri, dotë kthehem edhe në Kosovë”, thotë një turist nga Palestina. (A2 Televizion)