Kishin vrarë fëmijë, ekzekutohen në mes të sheshit me kallashnikov

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 17:34 | Bota

Tre burra nga Jemeni janë ekzekutuar në mes të sheshit, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e disa fëmijëve.

40-vjeçari Ali al-Naami, 38-vjeçari Abdullah Al-Makhali dhe 33-vjeçari Mohammed Arman u dërguan në sheshin Tahrir të Sanas, ku u detyruan që të shtriheshin me fytyrë në tokë dhe u ekzekutuan me kallashnikov. Më pas, trupat u mbështollën me tapetin ku ishin shtrirë.

Ky është ekzekutimi i parë publik në Sana që nga gushti i vitit 2018, kur u vranë 3 burra dhe më pas u varën në mes të sheshit, pasi kishin përdhunuar dhe vrarë një fëmijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos