Kishte dalë për peshk, mbytet 60-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 09:07 | Kronikë
Kishte dalë për peshk, mbytet 60-vjeçari në Vlorë

Një 60 vjeçar nga Vlora dyshohet të jetë mbytur në det mbrëmjen e kaluar pasi kishte hyrë për të peshkuar.

60-vjeçari M.A. kishte hyrë për të peshkuar në vendin e quajtur "Raguna 1" me pushkë sportive dhe nuk ka dalë më nga uji.

Policia e Vlorës dhe polumbarët arritën ta gjenin trupin e peshkatarit vetëm mëngjesin e së enjtes rreth 20 m larg bregut (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos